MENU
klinika

Projekti i Portit të Durrësit

Artan Hoxha: Përmes kompanisë offshore do futen paratë e shqiptarëve që po investojnë në Dubai!

18.11.2022 - 19:21

Gazetari Artan Hoxha foli për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit, duke thënë se në Shqipëri nuk po vjen Emaari, por Alabbari, i cili është njëri nga aksionerët. Sipas tij, 60% të aksioneve janë të regjistruara në kompani offshore dhe dyshohet se kjo është pjesa që në Shqipëri do futen paratë e shqiptarëve që po investojnë në Dubai.

Ai u shpreh se janë investuar të paktën 1 miliardë dollarë nga biznesmenë shqiptarë dhe nga krimi i organizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ne na është thënë që në Shqipëri do të vijë Emaari, Emaari është kompania që ka ndërtuar pjesën dërrmuese të Dubait. Në fakt në Shqipëri nuk ka ardhur Emaar, por Alabbar, i cili është një nga aksionerët e Emaar dhe ka dy kompani të tjera. Këto kompani janë të njërit nga aksionarët e Emaar. 40% ne e dimë që është Alabbar, 60% që është regjistruar në kompani offshore ne nuk e dimë, dhe unë dyshoj që kjo është pjesa që në Shqipëri do futen paratë e shqiptarëve që po investojnë në Emiratet e Bashkuara.

Sapo jam kthyer nga Dubai, dhe atje kam konstatuar se janë investuar të paktën 1 miliardë dollarë nga biznesmenë shqiptarë, nga krimi i organizuar, por mund të jenë edhe më tepër se aq. Dhe jam i sigurt se edhe kryeministri e ka këtë dijeni, e di shumë mirë sesa investime po bëjnë shqiptarët në Dubai, sepse nuk të kërkohet nga i ke gjetur ato para.

Parë në këtë këndvështrim jam kurioz të di si do të ecë kjo. Nëse në Kroaci reagohet dhe mund të bllokohet projekti, në Shqipëri e shoh shumë të vështirë që të ndalohet. Së pari qeveria duhet të bëjë transparencë se kush është pas, dhe më pas të dimë se çfarë duhet të bëjmë me portin e Durrësit’, u shpreh Hoxha në Neës24.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN