MENU
klinika

“Jetë luksi në burg”

Artan Hoxha zbulon emrat e të arrestuarve VIP në Dubai

04.11.2022 - 23:10

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, kreu i kartelit ‘kompania Bello’ dhe vëllai i tij janë të vetmit të arrestuar aktualisht në Dubai.

Gjatë një interviste televizive, Hoxha thotë se të dy janë arrestuar për korrpsion dhe se çështja nuk ka lidhje me dosjet në Shqipëri apo Itali. Sipas gazetarit, vëllezërit Dizdari akuzohen se kanë korruptuar punonjësit e burjgeve në Dubai, gjatë kohës që qëndronin në qeli pas arrestimit në shkurt të vitit 2020.

Artan Hoxha shtoi se Eldi Dizdari dhe i vëllai kishin korruptuar punonjësit për të pasur ushqim më të mirë, takime me familjarë si dhe mbajtjen e një celulari në qeli. Pikërisht ky i fundit është bërë shkak për zbulimin e korrupsionit, pasi Dizdari përdorte një lloj aplikacioni për të cilin FBI-ja kishte sinjalizuar autoritetet vendase. Si përfundim, 22 punonjës të burgut ishin shkarkuar nga detyra.
“Të vetmit të ndaluar në Dubai janë vëllezërit Dizdari, Eldi dhe vëllai i tij, jo për atë çështje. Ai dyshohet se ka korruptuar autoritetet e Dubait. Janë vendosur 22 efektivë në pranga sepse i kishin lejuar që t’i shkonin ushqime të mira brenda në burg, të kishte takime kur rregullat janë të ashpra. Gjithashtu dhe një program me një celular që ishte futur brenda menjëherë pasi u ‘thye’ Sky.

FBI njoftoi që brenda në burg ishte futur një celular i tillë dhe u bë alarm. Nisën hetimet. Ndaj ai ndodhet në burg, se të ishte për çështjet me Shqipërinë dhe Italinë, ai do të ishte i lirë dhe do të vijonte me aktivitetin e tij. Jo për gjë, por atje Eldi Dizdari është biznesmen, ka investuar,”- tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artan Hoxha: Zero shanse për ekstradim nga Dubai

“Narkotrafikantët shqiptarë lëviznin me duar në xhepa”