MENU
klinika

110-vjetori i Pavarësisë

Bandat e ushtrive të NATO-s koncert bamirësie për Ukrainën

26.11.2022 - 19:21

110-vjetori i Pavarësisë përkon njëherësh edhe me 110-vjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare. Me këtë rast Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë organizojnë në datën 3 dhjetor 2022, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve, koncertin madhështor “110 vjet Forca të Armatosura – Së bashku për paqen”.

Në këtë koncert do të përformojnë mbi 300 artistë nga Orkestra Sifonike e FA, Kori i FA, Banda e Ushtrisë shqipëtare dhe Bandat e ushtrive të Kosovës dhe vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia.

Kjo është hera e parë që një event i këtij dimensioni zhvillohet në Shqipëri.

Të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë.

Mbështetës të këtij eventi janë: Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Ambasada e Ukrainës në Shqipëri.

Biletat mund t’i blini në web site www.vivere.al ose duke telefonuar në nr. e telefonit 0696673220.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale