MENU
klinika

Dakordësia për zgjedhjet

“Berisha dhe Alibeaj u takuan pak ditë më parë”/ Zheji zbulon prapaskenat e takimit

11.11.2022 - 18:49

Analisti Artur Zheji, duke iu referuar disa burimeve tregoi prapaskenat e takimit mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, për të arritur një dakordësi mes palëve.

I ftuar në ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’, Zheji tha se në takimin sekret mes tyre që thuhet se është mbajtur 2-3 ditë, nuk ka pasur asnjë marrëveshje.

“Nuk mund ta fusim në një thes të madh Shqipërinë. Vetëm në Shqipëri dhe në disa vende të pazhvilluar dhe thuhet; ne jemi e njëjta gjë me protestën. S’mund të më thuash mua që s’ka ngjyra mes Berishës dhe Metës. Kur thua se nuk janë, i bën apel që të jenë të verbër. Ka pasur një takim sekret mes Alibeajt dhe Berishës. Kam burimet e mia se ka qenë një takim mes Berishës dhe Alibeajt, por takimi ka dështuar. Ka ndodhur këto 2-3 ditët e fundit.”, tha Zheji.