MENU
klinika

"E vërteta është e thjeshtë"

Berisha e akuzoi se ka aksione te Porti i Durrësit, Basha: Hapi thesin e shpifjeve

14.11.2022 - 14:48

Deputeti Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha që tha sot se “Lulzim Bravan është aksioner te Porti i Durrësit”. Në dy “cicërima” të njëpasnjshme në Tëitter, Basha thotë se sa herë që kërkon të fshehë diçka, “nongrata” (Berisha), hap thesin e shpifjeve. Basha thotë se trekëndëshi Rama-Meta-Berisha është i bashkuar në të gjitha fijet e interesave ekonomike dhe politike.

REAGIMI I LULZIM BASHES:

Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë.E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar.

Por çfarë tha Berisha sot?

Kryedemokrati foli sërish sot për marrëveshjen e Portit të Durrësit dhe tha se po përgatitet vjedhja më e madhe në histori.

“Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë. Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false. 60 përqind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori.”-tha Berisha.