MENU
klinika

“Alibeaj, Bardhi të vijnë në protestë, përveç…”-

Berisha i kujton Bashës burgun: Të hyjë edhe brenda nëse e meriton

11.11.2022 - 13:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha fton të gjithë në protestë, duke përfshirë edhe Alibeajn apo Bardhin, me përjashtim të Lulzim Bashës, për të cilin tha se ka një akuzë dhe duhet ta sqarojë atë, duke iu referuar këtu financimit rus te PD.

Berisha nuk nguroi t’i kujtojë edhe burgun Bashës, duke thënë se duhet të tregojë burrërinë, të thotë të vërtetën ose të futet edhe brenda nëse i takon.

Berisha: Të gjithë mund të vijnë për veç Bashës që duhet të sqarojë akuzën që ka. Të tjerët janë anëtarë të grupit dhe nuk mund të më marrin leje mua që të protestojnë kundër qeverisë.

Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruat që nuk është e vërtetë, por nuk ka dhënë asnjë fakt për ato akuza që ekzistojnë aty. Hetimi këtu nga selia po vazhdon

Kështu që mendoj se është shumë i detyruar të zbardhë dhe të ketë burrëri të tregojë, edhe nëse i takon të hyjë brenda ose të shpallet i penduar i drejtësisë dhe përfiton lehtësira, të tregojë të vërtetën. Por kjo është kusht për këtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do mbushen rrugët e sheshet nesër”

Berisha zbulon ç’do ndodhë në protestën e 12 nëntorit

""Me firmën e Ramës u vodh fondi i Këshillit të Ministrave"

SPAK mbylli hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Berisha zbulon prapaskenat