MENU
klinika

Ftesa për përfshirjen në garë

Berisha i prerë: Ka pasur zemërthyer dhe kritikë, por nuk tërhiqem nga Primaret

05.11.2022 - 13:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bëri thirrje të gjithë demokratëve, për të marrë pjesë në procesin e primareve. Berisha i prerë tha se nuk tërhiqet nga primaret.

“Edi Rama është një armik i egërr i lirisë së shqiptarëve. Ai ka shndërruar sistemin e votimit, sistemi që mban gjallë demokracinë e një kombi, në një sistem fiktiv si në diktaturë. Kjo është arsyeja se pse shqiptarët ikin me gomone në aventurën e tmerrshme në kanalin e La Manshit. Shqiptarët janë të fundit për pagesa, rroga, pensione. ndërkohë pak vite më parë ishin në krye të të gjitha vendeve të rajonit. Pasuritë publike, fondet buxhetore janë mallkim për qytetarët dhe bekim për zyrtarët, siç janë djegësit. Ata se ka probleme të vrasë me bandat e tyre në polici qytetarin, dhe ta shpallin se; pati vdekje natyrale. Se ka për asgjë që të mashtrojë nga mëngjesi deri në darkë, të përdorë një fjalor ordiner, rruge, vetëm e vetëm për t’u maskuar. Për të maskuar vjedhjet, korrupsionin dhe lidhjet me krimin. Data 12 nëntor, orën 16:00 është ora e shqiptarëve, data e shqiptarëve. Ndaj ju ftoj që të bashkohemi në protestën tonë më të fuqishme që ka nodhur vendi ndonjëherë. Sot ne jemi në prag të një zhvillimi madhor, të primareve në Shqipëri. E kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz, ku vota është kthyer në fiktivitet. Por rrugë për zhvillimin e vendit nuk ka. Jashtë sistemit të votës së lirë është diktaturë, por jo udhëtim drejt të ardhmes. Të japim shembullin tonë në radhë të parë duke ju dhënë juve të drejtën e vendimmarrjes. Ju ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjave, të rinjve, por dhe përfaqësuesve nga diaspora, të bashkohen në këtë garë, për ta fisnikëruar atë.

Ka pasur zemërthyer hide kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem, jo se kufizojnë pushtetin tim, por respektojnë dinjitetin tuaj. Ju ftoj që të kontribuoni në suksesin e tyre.”, tha Berisha.