MENU
klinika

"Do rrimë këtu non stop 24 orë" (Replikat me deputetët e PS)

Berisha paralajmëron qëndresë në Parlament

24.11.2022 - 12:04

Ndërkohë që Kuvendi ndërpreu sinjalin, kreu i PD foli live në Facebook nga foltorja e Kuvendit, duke paralajmëruar se nëse nuk zbatohet rregullorja për t’i dhënë fjalën opozitës do të fillojnë qëndresën në Parlament.

Ndërkohë që Berisha ishte duke folur nga foltorja e Kuvendit, deputetët e mazhorancës flisnin nga vendi, duke replikuar me Berishën. Ky i fundit e konsideroi Edi Ramën si frikacak dhe burracak.

Berisha iu drejtua deputetit te PS, Toni Gogu duke i thënë se po bën avokatin e Taulant Ballës.

DEBATET DHE REPLIKAT
Berisha: Ne do fillojmë qëndresën në parlament. Mos ikni nga salla, sepse këta këtë duan, të vendosin censurën.

(Deputetet e PS flasin nga vendi)

Berisha: Kush është ai, si e ka emrin?

Noka: Toni Gogu

Berisha: Avokati i Taulantit bëhesh ti eee

Pra ky është një tmerr, ky është një frikë që keni nga fjala e vërtetë./ Sot po kryeni krimin më të madh në histori, vjedhjen e pronës publike dhe bëni avokatin e një person që

(Blerina Gjylameti flet nga vendi)

Berisha: Kush është kjo?

Noka: Gjylameti…

Berisha: Blerina….ky ka frikë, ky është burracak. Ose zbatoni rregulloren ose ne do rrimë këtu non stop, 24-48 orë sa të dëshironi.

***

Shalsi, sa apartamente të humbën kur ishe në bashki?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputetët e opozitës “pushtojnë” foltoren

Tension në seancën plenare, Nikolla nuk i jep fjalën Berishës

"Jashtë, shko në Prokurori se je i akuzuar për vrasje"

I rrethuar nga Garda dhe live në ‘FB’, Berisha akuza Taulant Ballës