MENU
klinika

“Shqiptarët do reagojnë si komb i vetëm”

Berisha paralajmëron Vuçiç: Mos llogarit asgjë tek vasali yt, Edi Rama!

08.11.2022 - 15:43

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, duke paralajmëruar Aleksandër Vuçiç se “shqiptarët do reagojnë si komb i vetëm”.

Berisha i kërkoi të mos mbështetej tek Rama, të cilin e konsideron si vasal të presidenti serb, duke theksuar se “shqiptarët e dinë se ai është vegël i Vuçiç dhe tradhtar i kombit”

“Dua të theksoj se në çdo rrethanë Vuçiç duhet ta ketë të qartë se shqiptarët do reagojnë si kombi vetëm, dhe të mos llogarisë asgjë tek vasali i tij në Tiranë, Rama sepse shqiptarët e kanë të qartë se përfaqëson një vegël të tij, një tradhtar të kombit shqiptar”, tha ish-kryeministri gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy deputetë të PD hoqën dorë nga mandati

Lëvizja e radhës e Sali Berishës

"Mbarë Shqipëria në protestë para kryeministrisë"

Berisha zbulon sloganin dhe klipin e mitingut të 12 nëntorit