Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për procesin e primareve, për të cilën është shprehur se në garë do të futen figura të njohura të politikës në vend.
Berisha tha se do të vijnë edhe figura ekselente nga emigracioni vetëm për të garuar për primaret. I ftuar në emisionin “Drejt”, Berisha tha se nuk do të ndërhyjë në këtë proces.
Ish-kryeministri hodhi akuza ndaj qeverisë duke thënë se kanë “burgosur” votën e lirë.
Berisha: Primaret u eksperimentuan në vitet 2000. Por një gazetar më rikujtoi, po i aplikove, por dilje dhe paraqisje kandidatët sipas shijeve të tua. Përshkrimin ua bëje sipas shijeve të tua, që njerëzit të orientoheshin në votë. Kjo merr fund.
Sali Berisha nuk do ndërhyjë në proces. Po vijnë politikanë të njohur, eksponentë të njohur të botës akademiku. Po vijnë nga emigracioni, ekselenca të shquara. Ky proces, në një vend ku vota ka humbur, në një vend ku vota është arrestuar, burgosur nga terroristë, patronazhistë, trafikantë droge, shteti elektoral. Kjo është një oaz që do të hapet dhe shpresoj të rikthejë votën tek shqiptarët.