10.11.2022 - 19:22
7 kandidatët që garojnë në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës janë thirrur në një takim në selinë blu, nga Sali Berisha. Report Tv mëson se mbledhja u thirr nga Berisha për të kërkuar nga kandidatet mobilizim edhe për protestën e 12 nëntorit
Në takim janë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gert Bogdani, Julian Deda, Adriana Kalaja, Enklejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi.
Gjithashtu, në fokus do të jenë edhe zgjedhjet vendore të 2023, në të cilën Berisha u ka bërë thirrje secilit prej tyre që të mbështesin kandidatin fitues të garës së primareve në betejën përballë Erion Veliajt.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Fuqia e shumicës nuk e bën dot të padrejtën të drejtë”
Zekthi: Kriza në PD, ka rrënjët në egoizmin dhe narcizizmin e lidershipit politik
Bashkëbisedim me qytetarët në Facebook
Berisha zbulon orën, ja kur do të nisë protesta e 12 nëntorit
Ftesa për përfshirjen në garë
Berisha i prerë: Ka pasur zemërthyer dhe kritikë, por nuk tërhiqem nga Primaret
Festa e Ullirit në Roskovec