MENU
klinika

“Do mbushen rrugët e sheshet nesër”

Berisha zbulon ç’do ndodhë në protestën e 12 nëntorit

11.11.2022 - 13:32

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se në protestën e thirrur nga opozitë të shtunën e 12 nëntorit do të mbushen rrugët e sheshet.

Sipas Berishës, qytetarët nesër do njihen me alternativën antikrizë të PD dhe opozitës.

Sali Berisha: Një armik i egër i opozitës, pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i papajtueshëm me opozitën.

Shqiptarët e shohin se cfarë fjalori të ulët prej halabaku ordiner përdor ky njeri për opozitën.

Shqiptarët konstatojnë se i mbruajtur me edukatën e babait xhelat, trashëgiminë e dajos xhelat ky ka për kundërshtarin psikologjinë e xhelatit.
Të gjitha këto janë temat e protestës.

Qytetarët nesër do njihen me alternativën antikrizë të PD dhe opozitës.

Ftoj cdo shqiptar, demokratë, qytetarë pa parti, anëtarë të partive të tjera opozitare, por dhe socialistë që janë shumë më afër nesh se sa sektit të Rilindjes të celim me atë protestë një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar. Ka si synim madhor rikthimin e Shqipërisë në standertet demokratike, votën e lirë, ndëshkimin e hajdutëve gtë pasurive të saj e fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë, vendimet për Shqipërinë mos merren në Beograd, Ankara, përvec se në Tiranë nga shqiptarët.

Të largojmë pra një person një antishqiptar, një armik të qenies sonë sa më parë nga pushteti. Protesta ju e shihni, sirenat e zemërimit e urrejtjes së papërmbajtur ndaj kësaj qeverie, e dhimbjes, mjerimit të shqiptarëve, po ulërijnë në zemrat e gjithë shqiptarëve në katër anët e vendit.

Mirënjohje për ata që do mbushin rrugët e sheshet nesër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të rrëzojmë qeverinë ose këtu s’jetohet”

Shtohen zërat e protestuesve: Kemi 100 arsye për t’u derdhur në rrugë