MENU
klinika

"Japim më shumë lekë sesa deklarojmë"

Biznesmeni lushnjar e tepron me sinqeritetin në sy të Edi Ramës: Hajde punoni!

05.11.2022 - 13:31

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në jug të vendit, ku do të zhvillojë disa takime në zona të ndryshme, me përfaqësues të komunitetit dhe sipërmarrës. Takimin e parë këtë të shtunë, Rama e ka nisur në Lushnjë, krah sipërmarrësve vendas.

Në fjalën e tij, një banorë dhe biznesmen lushnjar, u bëri thirrje shqiptarëve që të rikthehen në vendin e tyre dhe të punojnë sepse pagat janë rritur. Madje, ai tha se punëtorët paguhen më shumë sesa ç’deklarojnë bizneset në zyrat e Tatimeve.

“Sot tregu ka një etje, që këto miliona euro që ne po diskutojmë, i realizon shumë shpejt industria përpunuese. Ka shumë për të thënë, po unë u bëj thirrje të gjithëve të kthehen, se rrogat ne i kemi çuar më shumë se ç’deklarojmë”, u shpreh ai.

Kësaj deklarate Rama nuk mund të mos i përgjigje. Sipas tij, kjo është në dëm të shtetit por ata e kanë toleruar fshatin.

“Edhe e thotë ky këtë, dhe e dini pse e thotë, sepse ndërkohë ne kemi sektorin më të pataksuar bujqësor të botës. Të gjithë marrin më shumë se ç’deklarohet. Ky është problem për ne si shtet, por të fshati nuk e kemi gërmuar këtë pjesë”, tha kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN