MENU
klinika

"Duhet rishpërndarja e të ardhurave"

Braçe kritika për menaxhimin e buxhetit të shtetit

10.11.2022 - 13:20

Deputeti i PS Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit, është shprehur i shqetësuar për menaxhimin e buxhetit të viti të shkuar.

Ai tha se GDP-ja nuk mjafton dhe se duhet rishpërndarja e të ardhurave.

Braçe tha se nuk është i kënaqur nga niveli i zbatimit të buxhetit të vitet të kaluar dhe sipas tij kjo vjen edhe nga mosrealizmi i shpenzimeve.

“Nuk dua të harroj që GDP-ja nuk mjafton, duhet rishpërndarja e të ardhurave. Një mjedis i degraduar nga rënia pas GDP-së dhe rënia në ndërtim, ul mirëqenien. Duhet zbatimi i buxhetit që miratojmë sot, troç duhet punë. Jam i shqetësuar për menaxhimin e buxhetit vitin e shkuar.

S’jam i kënaqur nga niveli i zbatimit të buxhetit të vitet të kaluar. Kjo vjen edhe prej mosrealizmit të shpenzimeve, këto janë shkurtime dhe unë jam kundër. Cilado njësi që dështon duhet marrë përgjegjësi, përfshirë përgjegjësitë publike. Investimet e larta publike ka qenë politika bazë e 3 viteve të fundit”, tha Braçe.