MENU
klinika

“Ministria e Mjedisit kërcënoi zyrtarët e Bashkisë”

Braçe për vendosjen e traut në parkun e Divjakës: Do marr çdo nismë për të goditur këtë paligjshmëri

17.11.2022 - 13:53

Deputeti Erion Braçe ka folur në lidhje me protestën për vendosjen e traut në parkun “Divjakë-Karavasta”.

Braçe tha se është e papranueshme vendosja e traut në atë zonë, ku pengon kalimin e rrugës kombëtare. Deputeti tha se jo vetëm ata që shkojnë në park, por edhe ata që duan të shkojnë në plazh duhet të paguajnë, në një rrugë që është kombëtare.

Ai ka hedhur edhe akuza duke thënë se Ministria e Mjedisit ka kërcënuar Bashkinë e Divjakës se do të “fluturojnë” nëse nuk e lejojnë vendosjen e traut, teksa tha se të marrë çdo nismë për të goditur këtë paligjshmëri.

“E gjithë kjo situatë duhet të gjejë një zgjidhje. Vendosja e asaj gabine, vendosja e një trau për me pagesë për të hyrë në park është e paligjshme në territorin e Divjakës. Vendosja e pagesës që jep akses për të cuar në plazh është e paligjshme të vendoset trau dhe do marr cdo nismë për të goditur këtë paligjshmëri.

Para dy ditësh bashkia e ka pezulluar, pasi vendosjen sipas projektit duhet të merrej leje ndërtimi, është një kjosk që sipas kodit rrugor nuk lejohet pasi pengon edhe rrugën.

Kjo që po ndodh me vendosjen e kësaj tarife duhet ta shpjegojë ministrja e Mjedisit, se cfarë do ti bëjë me paratë nga kalimi në rrugë për të shkuar në plazh në një rrugë kombëtare.

Nuk bëhet fjalë për një hapësirë, ajo hapësirë nuk është mbrojtur as nga Ministria e Mjedisit, as nga 15 roje. Ai park është mbrojtur nga njerëzit dhe këtë duhet ta dëgjojë mirë ministrja. Ajo ështe vendosur mu në mes të rrugës, jo në mes të parkur dhe pengon cdo person për të shkuar në det. Pse duhet të paguaj para për të shkuar në plazh?

Janë kërcënuar zyrtarë të bashkisë, zyrtarë nga Ministria e Mjedisit. Ka kërcënuar zyrtarët e Bashkisë. Kur kanë shkuar në vend dhe kanë ndërmarrë të gjitha aktet pa lejen e bashkisë së Divjakës janë telefonuar dhe u është thënë se do “fluturojnë” nëse nuk e lejojnë të vendoset trau” tha Braçe për “Report tv”.