MENU
klinika

"Nga 12 mijë vetëm 36 shqiptarë janë deportuar"

Braverman pranon dështimin me krizën e emigrantëve: Nuk tërhiqemi

23.11.2022 - 19:40

Emigrantët e paligjshëm të mbërritur në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar janë kthyer në temën kryesore të ditës në mediat dhe qeverinë britanike. Shumë prej emigrantëve janë me origjinë shqiptare duke bërë që mediat prestigjoze si ‘Daily Mail’ apo ‘BBC’ të udhëtonin drejt vendit tonë dhe të zhvillonin shumë reportazhe. Emigratët shqiptarë morën sërish sot vëmendjen e Sekretares së Bredshme britanike Suella Braverman, e cila gjatë një raportimi në Komisionin e Përzgjedhur të Punëve të Brendshme pranoi se qeveria britanike ka dështuar në politikën e saj të azilit. Zyra e Bredshme bëri me dije se nga 12 mijë emigrantë shqiptarë që kanë mbërritur në Britani përmesa kanalit të ‘La Manshit’ vetëm 36 janë deportuar në Shiqipëri në kuadër të marrëveshjes me shtetin shqiptar.

“Ne kemi dështuar të kontrollojmë kufijtë tanë, po, dhe kjo është arsyeja pse kryeministri dhe unë jemi absolutisht të vendosur për ta rregulluar këtë problem. Unë nuk do të drejtoj gishtin e fajit ndaj një personi, nuk është aq e thjeshtë sa kjo. Nuk mendoj se është e dobishme të drejtosh gishtin e fajit te dikush”, tha ajo. 

Ajo u vu përballë pyetjeve dhe kritikave të deputetëve britanikë në lidhje me politikat e ndjekura nga ministria që ajo drejton për procedurat e azilit. Braverman tha se po bëhët gjithçka që të rritet numri i shqyrtimit të kërkesave për azil dhe të bëhet depërtimi i të gjithë atyre që sipas nuk e meritojnë një leje qëndrimi. Braverman komentoi dhe situatën aktuale në qendrën e pritjes së emigrantëve në Manston, e cila është e mbipopulluar pasi nga një kapacitet me 1400 vende sot aty ka më shumë se 4000 emigrantë që presin t’u shqyrtohen kërkesat për azil.

Braverman edhe gjatë ditës së sotme e bëri të qartë se nuk do të heqë dorë nga plani i saj për të dërguar emigrantët në Ruandë. Ajo u shpreh besimplotë që gjykata do të vendosë shumë shpejt dhe do e shpallë të ligjshëm atë vendim. Numri i emigrantëve që tentojnë të hyjnë në Britani përmes kanalit të ‘La Manshit’ ka rënë ditët e fundit kjo për shkak të motit të keq.

Çështja e emigrantëve në Britaninë e Madhe, kryesisht atyre që vijnë nga Shqipëria është kthyer në debatin e ditës duke përfshirë zyrtyarët lokalë, qeverinë britanike dhe mediat që jo rrallë herë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të zhvilluar reportazhe me historitë e të rinjve shqiptarë që janë deportuar në vend pas refuzimit të kërkesave për azil. Vetëm muajt e fundit nga 40 mijë emigrantë që kanë kaluar kufirin përmes kanalit të ‘La Manshit’ 12 mijë janë shqiptarë. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka nënshkruan një marrëveshje me qeverinë franceze për të rritur bashkëpunimin mes vendeve për parandalimin e këtij fenomeni duke qenë se emigrantët përpara se të nisën drejt Britanisë qëndrojnë në zonat e Francës jugore ku trafikantët bëjnë dhe organizimin e nisjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mbi gjysma e popullsisë planifikon të ikë"

Forbes: Shqipëria, në rrezik për shkak të migrimit

Propozimi sekret i Ramës për qeverinë angleze

Financial Times: Shqiptarët i çon varfëria drejt Britanisë së Madhe


Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin