MENU
klinika

Përdhunoi shqiptaren, u dënua me 9 vjet

Brazili refuzon ekstradimin e Robinhos

03.11.2022 - 14:31

Telashet me drejtësinë nga e shkuara për futbollistin Robinho vijojnë ende. Në vitin 2013, teksa aktivizohej për Milanin në Itali, Robinho u përfshi në një ngjarje ku bashkë me 5 të tjerë, në një diskotekë një vajzë shqiptare, e cila ishte duke festuar datëlindjen e saj të 23-të.

Në vitin 2019, gjykata italiane e shpalli fajtor ish-futbollistin duke e dënuar me 9 vite burg. Masa në fjalë i është shmangur brazilianit në vendlindjen e tij, ndërkohë që Italia kërkon ekstradimin e 38-vjeçarit për të vuajtur sipas ligjit dënimin.

Nga ana tjetër, Brazili ka mohuar rikthimin e Robinhos në Itali teksa në vendin amerikano-latin nuk ka një ligj për ekstradimin e shtetasve të saj. Nga ana tjetër, shteti italian ka të drejtë të kërkojë që kjo masë të zbatohet në Brazil dhe prej aty futbollisti të kryejë dënimin e tij.

robinho
robinho

Vlen të theksohet se Robinho për asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën e përdhunimit duke pretenduar se gjithçka rreth asaj mbrëmje të vitit 2013 ishte kryer me miratimin e vetë vajzës shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN