MENU
klinika

Nga REL

Brenda dy dite, Beogradi bëri tre hapa drejt Moskës

17.11.2022 - 11:15

Në vetëm dy ditë, Beogradi zyrtar bëri “tre hapa më pranë” Moskës, pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian (BE) që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin në Ukrainë.

Në të njëjtën ditë, më 15 nëntor, u njoftua se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd u takua me këshilltarin e liderit çeçen Ramzan Kadyrov, i cili gëzon mbështetjen e Kremlinit dhe filloi punën media shtetërore ruse Russia Today në Serbi.

Një ditë më parë, më 14 nëntor, Serbia për herë të parë abstenoi në Kombet e Bashkuara (OKB) në dënimin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Me votat e 94 shteteve anëtare, më pas u miratua një rezolutë që mbante Rusinë përgjegjëse për shkeljen e ligjit ndërkombëtar për shkak të pushtimit të Ukrainës, dhe Moskës iu kërkua gjithashtu t’i paguante kompensim Kievit.

Nëse këto lëvizje mund të interpretohen si intensifikim i marrëdhënieve me Rusinë – Presidenca e Serbisë, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk iu përgjigjën pyetjes së Evropës së Lirë në gjuhën serbe.

Nëse vizitoni faqen e Presidencës së Serbisë dhe llogarinë në Instagram të presidentit, Aleksandar Vuçiq, nuk mund të shihni se ai është takuar me Turk Daudov, një këshilltar i liderit çeçen Ramzan Kadyrov.

Një fotografi me Vuçiqin, i veshur me një kostum tradicional çeçen, është publikuar nga Daudov më 15 nëntor. Në përshkrimin e fotografive, Daudov vlerësoi se “marrëdhëniet vëllazërore mes Rusisë dhe Serbisë e treguan edhe një herë fuqinë e tyre”.

Republika Çeçene, e kryesuar nga Kadyrov, ka autonomi brenda Federatës Ruse. Kadyrov është gjithashtu një zyrtar i lartë i Rusisë së Bashkuar, partia e kryesuar nga presidenti rus Vladimir Putin./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë

Do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

“Nuk jam pjesë e garës elektorale!“

Hashim Thaçi: S’paraqes rrezik për askënd

"Janë përfshirë grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse!"

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Duan destabilizimin e Kosovës