MENU
klinika

NBA

Bucks pësojnë humbjen e parë, Lakers mbeten në krizë

08.11.2022 - 12:05

Pas 9 fitoreve radhazi nga starti i sezonit të NBA, vjen humbja e parë në kampionat për skuadrën e Milwaukee Bucks, që u mund 117-98 nga Atlanta Hawks. Vendimtar stoli i skuadrës vendase, nga ku erdhën 59 pikë.

Për Bucks u dallua i zakonshmi Antetokounmpo me 25 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e parë sezonale. Gjithsesi, Milwaukee vijon të mbajë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes.

Në Perëndim, vijon marshimin në krye Utah Jazz, që turpëroi Los Angeles Lakers, duke fituar 139-116, takim ku 7 lojtarë të Jazz realizuan mbi 10 pikë. Më i miri në parket ishte Davies me 29 pikë, por nuk i shërbyen skuadrës kaliforniane, ndërkohë që u ndje shumë mungesa e LeBron James. Lakers ndodhen të parafundit.

Fitore në sekondat e fundit mori skuadra tjetër e Los Angeles, ajo e Clippers, që ndali Cleveland pas 8 fitoresh radhazi. Sfidë e fortë deri në sekondat e fundit, ku kalifornianët ia dolën të fitonin 119-117, ndeshje ku 6 lojtarë të Clippers realizuan mbi 10 pikë. Për Cavaliers shkëlqeu Mobley me 26 pikë, por që mbetën për statistikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN