Milwaukee Bucks rikthehet te fitorja në kampionat pas të vetmes humbje, duke mposhtur me vështirësi 136-132 Oklahoma City Thunder jashtë fushe, ndeshje e vendosur pas kohës shtesë.
Vendimtar për Bucks në këtë sfidë ishte Carter me 36 pikë e 12 asist, duke bërë që të mos ndihej mungesa e Antetokounmpo. Për vendasit u dallua Shai me 39 pikë, por që mbetën për statistikë. Bucks marshon në krye të konferencës së Lindjes
Në Perëndim, Los Angeles Clippers fituan edhe derbin e dytë sezonal me Lakers, këtë herë me shifrat 114-101, duke konfirmuar krizën e skuadrës rivale. Për Clippers u dallua George me 29 pikë, ndërkohë që 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Kjo i bëri të pavlefshme 30 pikët e LeBron James për Lakers, që mbetet në vendin e parafundit.
Ndërsa kryesuesit e Utah Jazz triumfuan 125-119 në fushën e Atlanta Haëks, sfidë ku diferencën e bëri Markkanen me 32 pikë. Kjo ishte fitorja e katët radhazi për Jazz, e 10 në total, ndërkohë që kanë edhe 3 humbje.