MENU
klinika

CEO i “Acromax”: Nuk i kishte fshirë, thjesht…

Çfarë fshihet pas deklaratave të Flori Mumajesit

09.11.2022 - 12:16

Kantautori Flori Mumajesi, bëri një deklaratë sa të çuditshme aq edhe të papritur. Ai lajmëroi përmes rrjeteve sociale se ka fshirë këngët e tij më të rëndësishme nga kanali zyrtar në “YouTube.”

Menjëherë pas kësaj reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, kryesisht në mbështetje të këngëtarit, megjithatë nuk munguan as skeptikët.

Gjatë ditës së sotme ishin të ftuar në emisionin “Breaking” këngëtari Tiri Gjoci, gazetarja Klotilda Harka, dhe CEO i “Akromax” Aldor Nini.

Ky i fundit u shpreh se Flori nuk i kishte fshirë përfundimisht këngët nga “YouYube-i”, por i kishte kaluar në private.

“Nga ajo që kemi verifikuar, këngët e Florit nuk janë fshirë, sepse po të ishin fshirë është një porces që nuk të lejon ti kthesh prapë. Në rastin e Florit, këngët janë kaluar në privat, kemi gjetur linqet në bazë të publikimeve që ka bërë Flori në Twitter, dhe këngët rezultojnë private me qëllim”– u shpreh ai.

Nga ana tjetër artisti Tiri Gjoci u shpreh se fillimisht ka menduar se është lojë e Flori Mumajesit, megjithatë më pas duke pasur parasysh se çfarë artisti është Flori ka ndryshuar mendim.

“Duke pasur parasysh se si kanë shkuar gjërat në Shqipëri edhe më shkoi në mendje që është një lojë e Florit. Nga ana tjetër duke pasur parasysh Florin mendova edhe që nuk është mundur që një artist si Flori të arrijë deri në këtë pikë që të sajojë gjëra të tilla vetëm për vëmendje”- u shpreh Tiri Gjoci.

Ndër të tjera CEO i “Acromax”, u shpreh se e gjithë kjo situatë e krijuar do të reflektohet në klikime për Flori Mumajesin.

“Këngët e Florit, në momentin kur publikohen, gjenerojnë shumicën e klikimeve, por artistë si Flori kanë një vazhdimësi klikimesh. Nuk mendoj se ka të drejtë më atë që thotë që këngët e tij nuk dëgjohen më. Po të shikosh në Spotify ka mjaftueshëm dëgjues mujorë, që dëgjojnë edhe këngët e vjetra të tij. Kjo gjë që ndodhi do të ketë ndikim edhe në javët e ardhshme do të ketë rritje të klikimeve. Nuk mendoj se është marketing nga Flori”– tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN