Kur Taulant Balla deklaroi se kishte të dhëna se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë zgjedhur që rotestën e radhës do ta bëjnë ditën kur liderët e BE-së do të vijnë në Tiranë në një samit të madh, u duk si një cinizëm i mazhorancës për ta sulmuar më tej ish-kryeministrin.
Por sot ishte vetë Sali Beerisha që e pohoi se kishte zgjedhur pikërisht ditën e Samitit më të rëndësihëm që është organizuar në Tiranë, për të trazuar situatën.
Natyrisht që kundërshtarët apo mbështetësit e mazhorancës do të nisin me avazin e njohur se “kështu bën Saliu gjithmonë, ai është antikombëtar e etj etj”.
E për të shkuar te këto mendime, e provokon vetëm Sali Berisha, i cili ka marrë një vendim që të paktën mund të quhet i çuditshëm.
Por për të kapur një ide se përse ndodh kjo natyrisht duhet të hysh në kokën e Berishës, që është mjaft e vështirë.
Megjithatë, gjeja e parë që të vjen ndër mend se çarsye mund ta ketë shtyrë politikanin më në vështirësi në Shqipëri, është se kërkon të bëhet sebep për lajm. E në fakt, marrja protagonizmit në logjikën e samitit, bën sens, pasi Tirana do të jetë e mbushur me media ndërkombëtare. Të cilat mund ta bëjnë lajm rrëmujën në Shqipëri si headline ndoshta më interesant se deklaratat e krerëve të Europës nëse nuk do të ketë një sherr.
Por përveç kësaj, pra bërjes si lajm, Sali Berisha do të marrë edhe më shumë papëlqyeshmërinë e qarqeve Perëndimore dhe të vetë Perëndimit, si një pol politike që vepron jo thjesht si kontrapedal, por si një identitet politik anatagonist me SHBA, BE-në dhe superstrukturën politike euroatlanetike.
Për këtë Doktori nuk merakosët më tashmë, madje kërkon me ngulm që të konsiderohet njëjtë si politikanët kontraversalë me Brukselin e Uashingtonit. Që nuk mungojnë në Europë e fillojnë nga Le Peni, Salvini e Viktor Orbani. Madje, njëra si Giorgia Meloni është sot kryeministre e fuqisë së shtatë industrial të botës.
Por ky perceptim i Sali Berishës, por edhe Ilir Metës, se ata mund të ecin si politikanë kontraversë antieuropeistë, duket si një iluzion madje edhe naiv.
Pasi ai lajm që Berisha mendon se do të krijojë në protestën e 6 dhjetorit, mund edhe të raportohet me kontekstin që ka sot Sali Berisha. i cili nuk është thjeshtë një udhëheqës në opozitë e ish-kryeministër. Por ka edhe “bishtin” e sanksionimit nga dy fuqitë e Botës si SHBA e Britania e Madhe për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë, minim të demokracisë dhe lidhje me krimin e organizuar.
Pra si një faktor jo relevant, por inerci e një elite të vjetër politikë që në Ballkan është vështirë të hiqet.
Shembuj të tij ka mjaft edhe në rajon, siç mund të jetë rasti i Sheshelit që pasi i morën partinë Vuçiçi me Nikoliçin, nisi ë bënte veprime kontroverse si protesta me bluzat e Donald Trump të stampuar. Me këtë protestë Edi Rama dhe politikanët e PS-së do të kenë edhe një argument më shumë për t’i rënë muzikës së “opozitës së rublave”. Dhe Berisha e di mirë këtë, por duket se nuk ka asi ide as mënyrë sesi të fitojë ndonjë lajm të parë diku. Qoftë edhe si personazhi i Nuri Beut te “Koncert në vitin 1936” që donte tu prishte festën vajzës së Panajotit…