MENU
klinika

Shifrat

COVID-19 në Shqipëri, MSH: 11 qytetarë të infektuar

23.11.2022 - 19:41

Asnjë viktimë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 464 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 11 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 464 testime, 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 21 të shëruar në 24 orët e fundit

23 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 464 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë: Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,400 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 464

Testime totale 2,007,075
Raste pozitive 332,179
Raste të shëruara 328,400
Raste Aktive 185
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 154
Fier 10
Gjirokastër 8
Elbasan 4
Vlorë 1

Berat 2
Durrës 2
Lezhë. 2
Shkodër 2