Cristiano Ronaldo shkruan një tjetër faqe të pashlyeshme në historinë e futbollit. Në ndeshjen kundër Ganës, CR7 mori dhe konvertoi penalltinë 1-0, duke u bërë lojtari i vetëm në botë që ka shënuar në 5 Botërorë.
Për Ronaldon është goli i 8-të në fazën finale të Kupës së Botës: në 2006 një gol kundër Iranit, në 2010 ai shënoi kundër Koresë së Veriut, në 2014-ën një tjetër gol kundër Ganës dhe në 2018-n katër herë, tre Spanjës dhe një Marokut.
CRISTIANO RONALDO IS THE FIRST PLAYER TO SCORE AT FIVE WORLD CUPS 🐐 pic.twitter.com/8iwBrqtZGC
— GOAL (@goal) November 24, 2022
Para se të gjuante dhe të shënonte penalltinë, Ronaldo puthi topin dhe sapo hyri në portë i dha shfryrje të gjithë gëzimit. Nga ana tjetër, këto janë ditë të komplikuara dhe me tension të lartë për CR7, i mbetur pa skuadër, por në janar me siguri do ta shohim sërish të uritur.