Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas përfundimit të operacionit për zbulimin e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit ku ra në pranga edhe një zyrtar i Partisë Socialiste, Viktor Çervanaku.
Ai shkruan se kjo është një tjetër punë e kryer shumë mirë nga policia e shtetit ndërsa shton se nuk ka asnjë kompromis me krimin dhe këdo që bëhet palë me te.
“Finalizimi me sukses i operacionit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në Fier, me 10 të arrestuar deri më tani dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të dyshuar si kokainë, është 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐩𝐮𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐫 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭.
𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐞̈𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐦𝐨𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚 kur nisën hetimet dhe deri në goditjen e fundit. Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të. 𝐅𝐫𝐨𝐧𝐭𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐞̈ 𝐚𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐢𝐧 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐞 𝐦𝐛𝐣𝐞𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe veçanërisht efektivëve që morën pjesë në këtë operacion”, shkruan ministri.