28.11.2022 - 13:41
Mëngjesin sotëm në disa zona Korça është zgjuar e mbuluar nga dëbora.
Sipas informacioneve në rrugën e Dardhës nga kilometri i 7-të deri në kilometrin e 13-të ka pasur reshje dëbore me trashësi nga 5 deri në 7 centimetra.
Termometri ka shënuar -2 gradë Celsius në pikën më të ulët, ndërsa momentalisht nuk ka reshje të cilat priten të vijojnë gjatë ditës.
Kjo është dëbora e parë për këtë vit në qarkun e Korçës.