MENU
klinika

Zbulohen detaje të rënda

“Studentes greke i janë marrë 1500 euro nga çanta”

29.11.2022 - 13:13

Detaje tronditëse janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Selanik të Greqisë ku një studente greke 21 vjeçare ka ndërruar jetë pasi u përplas për vdekje nga një 26 vjeçar shqiptar i cili u arratis nga vendngjarja ndërsa më pas u arrestua dhe u la në burg nga gjykata greke.

Sipas mediave greke, pak minuta pas aksidentit të ndodhur që la përtokë të renë greke, Emanuela, disa persona i kanë vjedhur një shumë të madhe parash nga çanta. Bëhet fjalë për 1500 euro të cilat persona ende të paidentifikuar, ia kanë marrë nga çanta të resë. Sipas raportimeve shuma e parave i është dhënë studentes greke nga familjarët e saj para se ajo të nisej për në Sleanik ku dp të pësonte aksidentin tragjik.

Aksidentoi për vdekje studenten greke, lihet në burg 26-vjeçari shqiptar: Dua të ngushëlloj familjen, nuk është koha të jap shpjegime! Familja dhuron organet e vajzës

“Kur vajza është rrëzuar përtokë dhe ka goditur, dikush i ka marrë portofolin me një sasi të madhe parash nga çanta. E kemi fjalën për 1500 euro  Rasti do t’i kalohet prokurorit kompetent për ndjekje penale dhe urdhërim të hetimeve paraprake sepse kjo shumë ka ekzistuar dhe pas ngjarjes është zhdukur” , ka thënë avokati i familjes.Nikos Rusopulos .

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

21-vjeçarja greke, studente, mbeti e plagosur rëndë në orët e para të së martës, kur u tërhoq zvarrë përgjatë rrugës Egnatia, në lartësinë e Kamarës, nga makina që drejtonte 26-vjeçari shqiptar, i cili u largua nga vendngjarja dhe e la të renë në gjendje të rëndë në asfalt.

Që në momentin e parë mjekët bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj shëndetësore ishte jashtëzakonisht kritike dhe u shtrua në Repartin e Mjekimit Intensiv, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Mjaftuan pak orë që i riu të vetëdorëzohej në polici me shenjë pendese ku edhe kërkoi të komunikonte me prindërit e saj. Duke u justifikuar, i riu u shpreh se u largua nga vendi i ngjarjes sepse jetonte në Greqi pa letra. Ndaj tij ka nisur një procedim penale, po ashtu dhe ndaj pasagjeres 19-vjeçare.

Në dëshminë e tij ai tha se ishte i shkatërruar nga kjo ngjarje dhe nëse viktima nuk do kishte tentuar të kalonte rrugën ‘Egnatia’ (aty ku gjeti vdekjen), asgjë nuk do të kishte ndodhur, mjaftonte që e reja të kalonte në vizat e bardha.

26-vjeçari, sipas ndjekjes penale të prokurorit, akuzohet për drejtim mjeti të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor ( vepër penale), si dhe drejtim mjeti pa leje (kundërvajtje).

19 -vjeçarja (shtëpiake) nga ana e saj përballet me veprën penale të ndihmës në drejtim të automjetit të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor dhe ndihmë në një aksident trafiku (kundërvajtje).