MENU
klinika

Transportohet me urgjencë drejt “Traumës”

Dhunohet drejtori i OSHEE

30.11.2022 - 21:34

Drejtori i OSHEE në Lezhë është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Korrespondenti i Panorama, raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Shënkollit, ku 43-vjeçari Edmir Perndreca është gjetur brenda në makinë me fraktura në disa pjesë të trupit.

Sapo është konstatuar ai është marrë menjëherë dhe është transportuar në spitalin e Lezhës, por pasi mori ndihmën e parë mjekësore aty është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Edmir Perndreca 43-vjec, mban prej me shume se 1 viti poston e drejtuesit të OSHEE.