jë rast i rëndë dhune fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë. Nga pamjet që ka siguruar Klan Kosova raportohet që ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pejë.
Aty shihet se si një nga punonjëset sulmon një grua të moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.
Arrestohet punonjësja
Është arrestuar e dyshuara që sulmoi gruan e moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë. Kjo u bë e ditur nga burimet e Klan Kosovës brenda policisë. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur këtyre ditëve.
Reagon Çitaku: Nuk pata fuqi ta shikojë videon deri në fund
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj rastit ku një grua e moshuara u dhunua në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.
Çitaku tha se nuk ka pasur fuqi që ta shikonte deri në fund videon.
“Nuk pata forcë me e shikuar deri në fund videon në të cilën disa infermiere sulmonin fizikisht dhe e keqtrajtonin psikologjikisht një grua të moshuar në Pejë”, tha Çitaku.
“Emrat e tyre duhet të publikohen. T’u merret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht. Kriminele”, shtoi ajo.