MENU
klinika

Krijimi i urave mes dy vendeve

“Ditët e Artit Shqiptar” në Sofje

24.11.2022 - 19:02

Për herë të parë në Sofje të Bullgarisë janë organizuar Ditët e Artit Shqiptar. Ato nisën me ekspozitën e hapur në mjediset e Filarmonisë së Sofjes, nga Emjona Stasi, Arben Kristani dhe Dashamir Gurabardhi.

Në ditën e dytë të këtij festivali, 3 artistë shqiptarë; Merita Rexha Tërshana (piano), Nevila Kalaja (violinë) dhe Bledar Zajmi (violonçel) kanë interpretuar pjesë të njohura shqiptare dhe bullgare.

Ditët e muzikës shqiptare në Bullgari, vijuan në Stara Zagora me një koncert dhome “Suonos Albanicus” me instrumentistët e njohur shqiptarë Abigeila Voshtina, Visar Kuçi, Herida Duro, Mario Guralumi dhe sopranon Besa Llugiqi. Eventi u organizua me mbështetjen e Teatrit të Operas së Stara Zagorës.

Ministri i Kulturës së Bullgarisë, Velislav Minekov, duke folur rreth kësaj veprimtarie artistike, ka nënvijëzuar rëndësinë e artit e kulturës në krijimin e urave mes dy vendeve, të cilat janë kaq pranë, por jo aq të lidhura. Nga ana e saj, ambasadorja Donika Hoxha, ka falënderuar ministrinë bullgare të Kulturës për organizimin e këtij eventi për herë të parë në Bullgari, i cili do të pasohet nga të tjerë.

E në fakt, shumë shpejt në Operan e Sofjes do të interpretojnë diva Inva Mula, pianisti Genc Tukici dhe virtuozi Olen Cesari. Ata do të jenë pjesë e koncertit “Voyage Around the World”, i organizuar nga ambasada shqiptare, me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit