MENU
klinika

Berisha tregon skenarin e 12 nëntorit

“Do jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë vendi”

09.11.2022 - 14:19

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta e 12 nëntorit do të jetë më e madhja që ka njohur ndonjëherë vendit.

Jashtë parlamentit, para gazetarëve, kreu i PD theksoi se qytetarët do të shprehin mllefet dhe urrejtjet që kanë ndaj qeverisë.

Sipas tij, kjo qeveri dhe ky regjim e ka bërë vendin për qytetarët të pajtueshëm.

“Fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët në datën 12 nëntor, që do të jetë revolta popullore e shqiptare kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata.

Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë, qytetarët do të shprehin mllefet dhe urrejtjet e tyre ndaj një regjimi që ja ka bërë vendin në të pajtueshëm. Ja ka tjetërsuar flamur atdhe dhe çdo gjë”, theksoi Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do mbushim sheshet. Pleqtë kanë ngelur këtu”!

Qytetarët për protestën: Nuk jetohet me këto çmime, janë rritur shumë