Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika gjatë një konferencë për mediat në lidhje me një operacion antidrogë, u pyet edhe për ngjarjet kriminale në kryeqytetit, të cilat kanë mbetur ende të pazbuluara.
AI tha se në bashkëpunim me prokurorinë janë duke mbledhur provat dhe shume shpejt do ti bëjnë ato publike.
“Ju siguroi që drejtoria vendore e Tiranës po punon intesivisht për këto ngjarje dhe jemi duke siguruar prova në bashkëpunim me prokurorinë që në një të ardhmen të afërt do ti bëjmë prezentët”, tha Panganika.
Në kuadër të operacionit “Tentakulat” drejtori i Policise Tirane tha se jane arrestuar 15 persona, mes tyre edhe nje vajze. Këta persona akuzohen për shitje të lëndëve narkotike, kryesisht në lokalet e natës në Tiranë.