MENU
klinika

Luajnë me kombëtare të ndryshme

Dy vëllezër që mund të përplasen në çerekfinale në Katar

18.11.2022 - 18:23

Në Kupat e Botës 2010 dhe 2014, vëllezërit Kevin Prince dhe Jerome Boateng bënë histori duke u bërë të parët vëllezër që luajtën në Kupën e Botës të veshur me ekipe të ndryshme kombëtare, të parët që luanin kundër njëri-tjetrit.

Këtë vit në Katar, një çift tjetër vëllezërish munden të përsërisin këtë kuriozitet. Po flasim për Iñaki Ëilliams dhe Nico Ëilliams. Iñaki do të luajë për Ghanën dhe Nico për Spanjën.

Në çerekfinale, Spanja mund të luajë kundër Ghanës (në rast se të dy ekipet kalojnë deri në këtë fazë) dhe ajo ndeshje do të ishte interesante për të gjithë, veçanërisht për prindërit e Iñaki dhe Nicos.

“Nëse kjo ndodh, sigurisht që ata do të bënin tifo për Ghanën, unë jam djali më i madh,” tha me shaka Iñaki, i cili luan për Athletic Bilbao dhe pas një pritjeje të gjatë për t’u thirrur për të luajtur për ekipin A të Spanjës, përfundimisht vendosi për vendin e prindërve të tij.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin