MENU
klinika

Pas skandalit të dhunës ndaj qytetarit

Emërohet shefi i ri i Komisariatit të Pukës

14.11.2022 - 12:15

Fiqiri Dani emërohet shef i Komisariatit të Policisë Pukë.

Emërimi i tij erdhi pas shkarkimit të ish-shefit Pjerin Lazri, i cili pak ditë më parë u përfshi në një skandal ku dhunonte një qytetar, rast i cili u bë publik nga emisioni investigativ “Stop”.

Dani mbante postin e shefit të rendit në Dibër. Ai gjithashtu ka shërbyer më parë në Drejtorinë Kriminale të Pukës./