17.11.2022 - 00:12
Italia arriti një fitore përballë Shqipërisë në “Air Albania”, me rezultatin 1-3 në miqësore. Trajneri i “axurrëve”, Roberto Mançini, u shpreh se kuqezinjtë bënë gjithashtu një lojë të mirë.
“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë që nuk do të ishte e thjeshtë, edhe Shqipëria ka bërë një ndeshje të mirë. Lojtarët e Serisë A i njoh se janë të aftë, se të luash në kampionatin italian duhet të kesh cilësi.
I kam bërë komplemente në fund Rejas se ishte një ndeshje e mirë dhe e falënderova që na ftuan.
Zëvendësues për Bonuccin? Kemi mbrojtës të aftë, kemi disi atë ndryshe, Bonucci është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, u shpreh Mançini për “Super Sport”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Miqësorja e luksit