MENU
klinika

"Familjet paguajnë vetëm 20% të faturës së tyre, 80% e paguan Qeveria"

Fasha 800 kWH? Rama ‘zbërthen’ faturimin

03.11.2022 - 22:40

Rama e riktheksoi qëllimin e Qeverisë për të mbrojtur konsumatorët familjarë në këtë krizë energjetike, ndërkohë që e përsëriti deklaratën se do të jetë Qeveria ajo që do të vendosë ose jo fashën 800 kWH.

“ERE nuk ka asnjë detyrë dhe të drejtë vtë vendosë fashën. Fashat vendosen bazuar në një politikë të qeverisë. Ne kemi vendosur një mburojë financiare për familjarët dhe biznesin e vogël. Nga faturat që i shkon atyre në shtëpi 20% i paguajnë familjarët dhe 80% i paguan Qeveria. Pothuajse i njëjti raport vlen edhe për biznesin e vogël. Dhe kjo s’ka të bëjë me ERE-n, që vendon çmimin real. Synimi është që të nxisim kursimin”, tha Rama i ftuar në ‘Real Story’ në Report Tv.

“E rëndësishme me shqiptarët është që të mos i gënjesh dhe të ndash me ta të vërteta. E rëndësishme është që ne nuk e kemi zgjedhur këtë luftë dhe kjo nuk ka të bëjë me ne. Lufta e Putinit ndaj Ukrainës nuk ka qëllim fundor Ukrainën, por është sebepi për të gjunjëzuar perëndimin”, vijoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë

ERE: Nga 1 tetori kush harxhon më shumë se 800 kWh, do paguajë..

Dimri i vështirë për shqiptarët

Energjia, mes kursimit dhe shtrëngimit

Rama: Kursimi, arma për të mos patur kufizime

Qeveria tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë