MENU
klinika

Skandali në Botëror

Flamuri serb me hartë të Kosovës, Çeku: FIFA të reagojë!

25.11.2022 - 19:31

Serbia u mund 2-0 nga Brazili dhe doli me kokën ulur. Por një ngjarje e shëmtuar ndodhi në dhomat e zhveshjes së futbollistëve të përfaqësueses serbe, ku u shpalos një flamur me ngjyrat e shtetit serb, teksa në të ishte harta e Republikës së Kosovës.

Mbi të ishte shkruar “Nuk dorëzohemi”. E habitshme se si FIFA dhe autoritetet në Katar nuk lejojnë asnjë flamur me ngjyrat e ylberit, ndërkohë Serbia shfaq hapur flamurin me mesazh politik dhe nacionalist, që vetë organi qeverisës i ka ndaluar.

Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas veprimit skandaloz të Serbisë në Kupën e Botës: “Pamje të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale ndaj Kosovës, teksa shfrytëzojnë platformën e Kupës Botërore. Presim veprime konkrete nga FIFA duke marrë parasysh se FFK-ja është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN