MENU
klinika

Makinën e tyre e mori rrjedha e përroit

Gjenden pas 16 orë kërkimesh trupat e babë e bir

21.11.2022 - 10:00

Janë gjetur pas 16 orë kërkimesh intensive, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, dy trupat e babë e bir të cilët udhëtonin me një automjet të cilin e mori rrjedha e përroit të dielën.

Nga reshjet e dendura të shiut u krijuan shumë problematika në qarkun e Shkodrës.

Rrjedha e ujit mori babanë me dy fëmijët në Bogë të Malësisë së Madhe.

Vajza arriti të shpëtojë, ndërsa sot janë gjetur trupat e Pjetër Rushjat dhe djalit të tij.

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rinisin kërkimet për gjetjen e babë e bir

Shirat e dendur nxjerrin nga shtrati lumin Ishëm