MENU
klinika

Shumë vitamina...

Ja frutat që duhet të konsumoni në dimër

26.11.2022 - 08:45

Gjatë dimrit është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme të krijojmë mbrojtje imunitare për të mos u sëmurur nga virozat e stinës. Kjo bëhet duke marrë shumë vitamina dhe njëkohësisht duke integruar një dietë bazë (siç sugjeron dhe termi frutoterapia).

Kumbulla të thata:

Një studim mbi frutat që zgjati më shumë se 30 vjet, ka zbuluar se kumbullat janë fryti që jep absolutisht më shumë përfitime. Përveç se rregullon veprimtarinë e zorrëve, kumbullat nuk lejojnë intensifikimin e osteoporozës në kocka. Për më tepër, luftojnë inflamacionin në gojë dhe janë antioksidantë të fuqishëm. Kumbullat e thata kundërveprojnë dhe ndaj procesit të plakjes së lëkurës dhe indeve.

Portokallet:

Të pasura me vitamina, sidomos vitaminë C, portokallet parandalojnë ftohjen dhe virozat. Për më tepër, ato kanë një ndikim qetësues në sistemin nervor dhe ulin kolesterolin. Një kuriozitet: është më mirë të konsumohen vetëm, pasi me ushqime të tjera ato mund të nxisin gazra të zorrëve.

Hurma arabie:

Ky frut është perfekt për personat që sapo e kanë marrë veten nga sëmundja. Duke u zierë me ujë ose qumësht ato mund të veprojnë si një ekspektorant (një lloj mjekimi). E nevojshme për të përforcuar mbrojtjen imunitare është shumë energjike, antiinflamatore dhe dieretik (që ndihmon në jashtëqitje). Hurmat e arabisë janë të afta për të luftuar hemorroidet dhe problemet e kapsllëkut.

Mango:

E pasur me vitaminë A, mangoja është e shkëlqyer për të forcuar zemrën dhe arteriet e saj. Gjithashtu vepron kundër dobësive të stomakut dhe është një mbrojtës natyral e të gjithë aparatit tretës. Duke u pjekur në furrë me mollët, mangoja kuron infeksione polmonare, bronshitin dhe sëmundje të tjera të ngjashme.

Molla:

Është një frut i shkëlqyer, kuron lodhjen fizike dhe intelektuale (është zgjedhja perfekte në periudhë stresi), aneminë, reumatizmën, bronshitin, pagjumësinë dhe nervozizmin. E keni provuar ndonjëherë ujin me mollë? Zieni për çerek ore 3 mollë të prera në copa të vogla dhe një litër ujë dhe pijeni nëse doni të luftoni bronshitin akut. Për të luftuar virozat përfshini në dietën tuaj të përditshme dy mollë të papërpunuara.

Rrushi i thatë:

Ai është një ushqim energjik, shumë ekspektorant, ndikon në luftën kundër problemeve të veshkave dhe infeksionet e mushkërive, lufton aneminë dhe hemorragjitë, vepron dhe si pastrues dhe ndihmon në sistemin tretës.

Kungulli i ëmbël:

Tuli i Kungullit të ëmbël është i shkëlqyer për inflamacionet dhe djegiet. Duke u ngrënë rregullisht, ajo është një neutralizues i çrregullimeve të qarkullimit. Prisni fleta të holla nga kungulli, hidheni në një tas me ujë dhe pak kanellë derisa të zbutet. Lereni të ftohet, hollojeni me qumësht dhe pijeni një herë në ditë.

Burimi: Glamour

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hapat që duhet të ndiqni që të mos keni ndërlikime

Çfarë ndodh me lëkurën me ndryshimin e papritur të motit?