MENU
klinika

Nurjeta Pogaçe rikonfirmohet në detyrë

Gjyqtarja e Durrësit i shpëton ‘sitës’ së Vettingut

02.11.2022 - 12:13

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë me dije vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Durrësit Nurjeta Pogaçe.

Pogaçe (Tafa) u përball të hënën më 31 tetor me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në të tre kriteret e rivlerësimit, për të cilat dha shpjegime në mënyrë të përmbledhur gjatë seancës dëgjimore.

Komisioni nuk gjeti probleme në tre dosjet e përzgjedhura nga subjekti në funksion të rivlerësimit profesional dhe as në ato pesë të shortuara.

Ndërkohë, u analizuan 11 denoncime nga publiku të mbërritura në KPK dhe pesë pranë Operacionit ndërkombëtar të Monitorimit, për të cilat i janë kërkuar shpjegime për gjashtë çështje.

Gjyqtarja Pogaçe i cilësoi të pabazuara të gjithë pretendimet e ngritura në gjashtë denoncimet për të cilat i janë kërkuar shpjegime.

Në përfiundim, gjyqtarja Nurjeta Pogaçe(Tafa) u shpreh se vlerësonte se kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit dhe kërkoi konfirmimin e saj në detyrë.

Gjyqtarja Nurjeta Pogaçe përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe stazhin në Gjykatën  Tiranës. Ajo u emërua në vitin 2015 në Gjykatën e Durrësit, ku dhe vijon ta ushtrojë detyrën.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin