26.11.2022 - 12:18
Godina e Bashkisë së Tiranës është veshur me një flamur gjigand kuqezi me rastin kremtimit të 110-vjetorit të Pavarësisë. Gjithashtu, në shumë shtëpi shqiptarët kanë menduar të nxjerrin një flamur Kuq e Zi që valëvitet në dritaret e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar qytetarët, përmes një postimi në rrjete sociale.
“Gëzuar 110-vjetorin e Pavarësisë Tiranë! Ditët më të mira i kemi përpara”, deklaron Veliaj.