MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë

Grida Duma lë Kuvendin për të drejtuar emisionin në Top Channel?

07.11.2022 - 19:32

Grida Duma do të lërë mandatin e deputetes.

Burime bëjnë me dije se deputetja demokrate do të nisë një emision në Top Channel.

Emisioni do të jetë dy herë në javë, të hënë dhe të enjte.

Rubrika “Antena brenda Familjes” në gazetën TemA e kishte parashikuar pak kohë më parë këtë lëvizje, e cila tashmë doli e vërtetë.

Duma ndërkohë ka hapur edhe një Akademy, me emrin “G Akadamy”.

Me Dumën drejtuese emisioni, tashmë bëhen 5 zëdhënës të Berishës që drejtojnë emisione, në televizione të ndryshme.

Përveç Gridës, janë edhe Erla Mëhilli, Elona Meço, Neritan Sejamini dhe Juela Meçani./TemA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN