MENU
klinika

"Është krim të ikësh nga vendi jot"

Gruaja në Shijak ‘i thur lavde’ Ramës: Këtu jemi mirë, jashtë paguajmë 500 euro drita

07.11.2022 - 18:00

Kryeministri Edi Rama nga Shijaku u ndal sërish te debati për emigracionin, ku shumë shqiptarë udhëtojnë me gomone drejt Britanisë së Madhe.

Sakaq, mes qytetarëve në takim, ishte një zonjë, emigrante prej 30 vitesh në Belgjikë, por me shpirt jetonte në Shijak.

Zonja në fjalë u shpreh se është krim të largohesh nga Shqipëria, pasi në Belgjikë paguanin 500 euro çdo muaj, energji elektrike dhe gaz. Ajo shtoi dhe faktin që në vendin e huaj shqiptarët përbuzen për të qenë më koherente me fjalët e kryeministrit Rama që prej ditësh përplaset me autoritetet britanike për valën e emigrantëve.

“Përshëndetje, unë ju uroj zoti ministër, më falni kryeministër Edi Rama, ju uroj mirëseardhjen. Jemi shumë të lumtur për fjalët që thatë dhe i mbajtët. Falenderoj dhe kryetarin e komunës tonë që ka bërë çdo gjë për Shijakun, unë jam shijakse, apartamenti im është prishur dhe ndërtuar. Unë jam emigrante në Belgjikë dhe me dëshirën time, 30 vite në Belgjikë, por do të isha kthyer në Shijakun time të dashur. Atje jeta nuk është lule, paguajmë 500 euro në muaj, 300 gaz, 200 korent. Shtëpinë e kam ble me bankë, jemi qiraxhinjtë e bankës. Po të huaj jemi, me një shikim, domethënë që, një oërbuzje, është krim të ikësh nga vendi jot. Unë Shijakun e dua shumë dhe jam e kënaqur që ka lulëzuar nga Rama dhe Arbana. Ky njeri i përsorur i ka qëndruar popullit aq afër, me komunikimin e tij më përfekt, zoti ministër, më fal zoti kryeministër. Të uroj mirëseardhjen sa herë të duan në Shijak, na kënaq syrin, në kënaq vendin, na zbukuron vendin, faleminderit,”- tha zonja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN