MENU
klinika

Skandali në qendrën e të moshuarve në Pejë

Gruaja që u dhunua nga punonjësja është nëna e dëshmorit të UÇK-së

02.11.2022 - 19:24

Pas skandalit të ndodhur ditën e sotme në qendrën e të moshuarve ën Pejë, ku u dhunua një e moshuar, është mësuar se ajo ka qenë nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nura.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ushtari i UÇK-së, Adnan Hyseni, i cili tha përmes një postimi në Facebook se gruaja e moshuar që u dhunua fizikisht nga punonjësja Aurona Pelaj në një azil në Pejë, është nëna e dëshmorit Taulant Nura.

capture-32-640x354 (1)

“NANE E VIDEO ESHTE NANE E DESHMORIT Kete informat ma dha nje mik i imi nga Gjakova. Gjaku i Deshmoreve ju VRAFT MOSTRA. Ajo NANE qe maltretohet mizorisht qenka NANE e nje Deshmori te UÇK-se Taulant Nura nga Gjakova i cili ra heorikisht ne Qabrat te Gjakoves bashk me Deshmorin nga Peja Ahmet Gjikolli duke luftu per lirin e te gjitheve e kjo NENE dhe gjaku i birit te saj u shpagu me tmerrin qe na dheu zemren dhe shpirtit. Ky dom i tmerrin e jo i kujdesit ne Peje qenka pagu 700/800€ ne muaj qe NENA e Deshmorit te Kombit te kete kujdesin, respektin dhe trajtimin e merituar por mori dhunimin ne makaber qe ne Shqiptart kemi pas vetem nga pushtuesi serbo sllav”, ka shkruar Hyseni.

Ka qenë edhe reperi i njohur Gold AG i cili e ka konfirmuar një fakt të tillë dhe ka dënuar dhunën përmes një postimi në Instagram.

“Taulant Nuraj a na e bën hallall që ta kemi shkelë gjakun e nanën po ta rrahim veç që ka mbet pa ty”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë se në videon e postuar më herët punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.

Ndërkohë dhunuesja së bashku me përgjegjësen e qendrës u vendosën në prangat e policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestohen infermieret (PAMJE TË RËNDA)

Dhunohet e moshuara në azilin e pleqve në Kosovë