MENU
klinika

“Mos Harro” në Muzeun Historik Kombëtar

Historia e Kosovës përmes fotove të paekspozuara më parë

02.11.2022 - 17:53

Ekspozita “Mos Harro” me kurator historianin Ragip Zekolli, është hapur sot në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Ekspozita flet për dhunën, terrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë, luftën çlirimtare të UÇK-së, përkrahjen e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe për plagën e të pagjeturve në luftën e Kosovës.

Rakip Zegolli tha se ekspozita përfshin ngjarjet më të rëndësishme e më të dhimbshme për Kosovën, që nga sulmet e 24 majit e deri me krijimin e institucioneve të pavarura.

Pjesa e parë e ekspozitës përfshin dhunën, terrorin e gjenocidin serb. Pjesa tjetër është për të pagjeturit.

“Kjo ekspozitë përmban dhimbje. Pas çdo fotoje qëndrojnë dhe dhjetëra të tjera që s’kam mundur t’i publikoj”, shprehet historiani Zekolli.

Profesori ka deklaruar se shumica e këtyre fotove publikohen për herë të parë. Ekspozita e tij është ftuar të shkojë edhe në Shkup, ndërkohë që vetë kuratori i saj, thotë se vitin e ardhshëm ka synim ta cojë në të gjitha qendrat europiane me qëllim ndërgjegjësimin për të bërë më shumë për Kosovën pas 22 vitesh.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit