MENU
klinika

"Nuk bëhet me laps e letër kjo punë"

Hyri në “Primaret” e PD-së, flet Alimehmeti: Tirana është e sëmurë

03.11.2022 - 21:34

Kandidati për “Primaret” e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale, mjeku Ilir Alimehmeti, është shprehur se Tirana është “e sëmurë” dhe ka nevojë për “kurim”.

Gjatë një interviste për News 24, Alimehmeti u shpreh se kryeqyteti ka nevojë për t’i kushtuar kohë, për ti kushtuar zemrën, pasi sipas tij këto punë nuk bëhet thjesht me laps e letër.

Ai ngriti si problem kryesor në Tiranë ndërtimet e shumta, që sipas tij kanë zënë të gjitha hapsirat publike.

“Gjërat kanë nevojë për t’u kushtuar kohën, për t’u kushtuar zemrën. Se bëhet me zemër kjo punë, nuk bëhet me laps e letër. Para një muaji kishte sërish një deklaratë që Tirana ka ende hapsirë për të ndërtuar. Këtu ku shihet një pëllemb vend, kërkohet për ndërtim. Na zunë edhe Sahatin, nuk mund të kemi ende një fotografi të Sahatit. Unë po i referohem çdo hapsire të vogël që ishte për komunitetin, por jo na i vret sytë ajo hapsirë edhe jepet për ndërtim. Nëse neve komponentët më të mirë dhe pozitivë po ikin, kjo është tregues i qartë i sëmundjes. Tiranën e ka sëmurur pandershmëria, paaftësia dhe babëzia”, u shpreh Alimehmeti.