Emigrantët shqiptarë përdorin pasaporta false të shtetasve nga vendet e Bashkimit Europian për t’u futur në Britaninë e Madhe.
Ky është rezultati i një investigimi të realizuar nga Sun on Sunday, e cila tregon edhe një herë se sa të sofistikuar janë bandat shqiptare të cilat mundësojnë transportimin e emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas medias britanike, bandat shqiptare po kopjojnë çipat biometrike të pasaportave reale të shtetasve nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian.
Madje, një pasaportë e rreme sëbashku me një leje drejtimi kushton 2600 paund. Shqiptarëve u ndalohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar pa viza, por mund të hyjnë si turistë ose për biznes duke përdorur pasaporta nga një vend i BE-së.
The Sun administron një video të një pasaporte greke me të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët. Një e re shqiptare i reklamon këto dokumente të falsifikuara edhe në TikTok , ndërsa tregon jetën e saj të begatë në Britaninë e Madhe.
I.D., e përdorur nga bandat për të reklamuar mashtrimin, u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si të “hapin llogari bankare false, të sigurojnë pasaporta, ID dhe patentë drejtimi false”.
Një zhvillim i tillë vjen në një moment kur kryeministri Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron rregullojnë mirë marrëveshjen e tyre për të goditur kalimet e Kanalit .
Por një shqiptar tha për median britanike se “bandat janë gjithmonë një hap përpara.
“Biznesi i pasaportave të rreme po lulëzon sepse ato janë kopje të sakta të gjësë së vërtetë dhe i lejojnë emigrantët të shmangin rrezikun e kalimit dhe mjerimit të kampeve në Mbretërinë e Bashkuar.”
Emigrantët e paligjshëm shmangin aeroportet e Londrës ku kontrollet kufitare janë më të rrepta, duke zgjedhur qendra më të vogla si Glasgow, Birmingham dhe Mançester.
The Sun kontaktoi me trafikantët të cilët thanë në WhatsApp: “Pasaporta plus ID plus patentë shoferi është 3000 Euro (£2,618). Ata thanë që të paguanim një depozitë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, “kur të marrim nga ju karakteristikat biometrike dhe shenjat e gishtërinjve”.
Të pyetur nëse falsifikimet ishin përdorur tashmë me sukses për të hyrë në Britani, ata u përgjigjën: “Po, kryesisht me pasaportë bullgare”.