MENU
klinika

Nuk ia dolën!

Ish-deputetja e PD-së konfirmon ndarjen nga bashkëshorti

20.11.2022 - 11:50

Rudina Hajdari ka konfirmuar publikisht ndarjen e saj nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një vajzë.

Disa kohë më parë ish-deputetja e PD-së në një dalje televizive zbuloi se ishte duke përjetuar një krizë bashkëshortore. E këtë krizë siç duket ish-çifti nuk e kaluan dot duke u ndarë nga njëri-tjetri.


E ftuar në “D-Night” teksa konfirmoi ndarjen, Rudina u shpreh se ata sërish ruajnë një respekt reciprok.

“E kam shprehur unë që kam pasur vështirësi në këtë marrëdhënie e nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur, por ajo çka mund të them që ne kemi pasur fatin e privilegjin që njihemi për kaq shumë kohë bashkë e në thelb kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri tjetrit, e ja kemi transmetuar dhe gocës dhe ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë.

Nuk i kam fare problem këto lajme se kur je person publik duhet ti përballosh, një ditë do s’do do të dalë e kur të përballesh më mirë të jesh e drejtpërdrejtë se sa ti bësh bisht,”-përfundoi Hajdari.

Më herët gjatë një interviste të dhënë në “Wake Up”, ish-deputetja tha se jetesa në dy vende të ndryshme, që ka nisur që në vitin 2017, ka sjellë një ftohje mes saj dhe bashkëshortit, i cili jeton në SHBA.