MENU
klinika

Kandidati për stolin kuqezi

Ish-trajneri i Milanit mund të drejtojë Kombëtaren

08.11.2022 - 14:06

Ajo që mbetet një temë e hapur për përfaqësuesen kuqezi është e ardhmja e stolit. Edy Reja është në muajin e fundit të kontratës dhe me shumë mundësi nuk do të vazhdojë të drejtojë kuqezinjtë, pavarësisht se në asnjë moment një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Mësohet nga burime pranë drejtuesve të lartë të Federatës se ish-trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, është në “pole position” për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Madje, tekniku italian 55-vjeçar është edhe një dëshirë e vetë kreut të FSHF-së dhe gjasat janë që të jetë ai drejtuesi i ri në stolin kuqezi. Giampaolo nuk është një pistë e re për Shqipërinë, sepse është tentuar pas largimit të De Biasit dhe në vazhdim në stol u ul Panucci.

Ndërkohë që tani, ish-trajneri i Sampdorias, i cili u zëvendësua nga Stankovic vetëm pak javë më parë, aktualisht është pa ekip. Marco ka lindur në Bellinzona të Zvicrës dhe ka filluar karrierën si ndihmës-trajner dhe më pas në vitin 2006 trajner i parë i Cagliarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN