MENU
klinika

Laboratori i kokainës

Kamionët e Policisë marrin qindra thasë me pleh kimik në shtëpinë e ish-kryetarit të Komunës

24.11.2022 - 21:20

Kamioni që shikoni në foto është një ndër mjetet që Policia e Shtetit po përdor për transportimin e drogës së zbuluar në një nga fshatrat e Qarkut të Fierit. Fillimisht është raportuar se një laborator përpunimi kokaine është zbuluar në fshatin Fratar, Mallakastër.

Ndërkohë pak momente më parë, siç shihet dhe në foto, forca të shumta policie kanë shkuar në shtëpinë e ish-kryekomunarit të Frakullës Viktor Çervanaku. Në ambientet e jashtme janë gjetur qindra thasë të bardhë, me pleh kimik, në të cilët dyshohet se është përzier dhe kokaina.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier nuk është përfshirë fare në këtë operacion, pasi një numër i madh efektivësh kanë mbërritur në fshatin e Fierit nga kryeqyteti. Prokuroria Speciale SPAK që drejton hetimet nuk ka dalë ende me deklaratë, për të sqaruar sasinë e drogës dhe vendin e operacionit.

Është e paqartë nëse laboratori është zbuluar në fshatin Fratar të Mallakastrës apo në fshatin Frakull e Madhe, pasi në të dyja këto njësi janë parë forca policore. Kryeplaku i Frakullës, Fiqeret Muçaj ka thënë se Viktor Çervanaku nuk ka qenë në shtëpi në momentin kur ka shkuar policia.

“Thasë kanë pleh kimik. Mund të jenë nja 200 thasë dhe ishin përjashta. Kishte vetëm fishekë. Banesa është e Viktor Cervenakut. Mund të ishin nja 50 polic. Nuk e di nga kishin ardhur thasët. Por është drejtor tani në bashkinë e Tiranës”, tha kryeplaku për mediat.

Deri tani është raportuar për një numër rreth 15-18 personash të arrestuar me urdhër të SPAK, por kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Dy shtetas nga Kolumbia është raportuar se janë arrestuar, pasi ka qenë “ekspertë” për ndarjen e plehut kimik nga kokaina.

Kryeplaku i Frakullës, Fiqeret Muçaj

Sasia e drogës dyshohet se ka ardhur pesë muaj më parë në Portin e Tivarit në Malin e Zi, nga Kolumbia, dhe më pas është transportuar drejt Shqipërisë.

Ngarkesa është nisur drejt vendit tonë, e futur në 400 kg thasë me pleh kimik, dhe menjëherë autoritetet kanë nisur hetimet duke u koordinuar me homologët shqiptarë të SPAK. Është pritur për pesë muaj dhe laboratori i drogës është mbajtur nën vëzhgim, derisa aty të mbërrinte porositësi i drogës.

Menjëherë sapo ky person, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka mbërritur pranë vendit që mbahej nën vëzhgim me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndërhyrë dhe ai është arrestuar në kushtet e flagrancës.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!